Showbiz

Mos ndoshta me këtë postim Shpat Kasapi sapo na prezantoi të dashurën e re?!

Që pas ndarjes së tij me modelen dhe këngëtaren e famshme Afërdita Dreshaj, Shpat Kasapi e ka mbajtur të fshehtë jetën e tij private duke mos u shfaqur kurrë me partneret.

Për herë të parë pas shumë kohësh aludohet se ai është në një lidhje të re. Pak orë më parë në llogarinë e tij të Instagram-it këngëtari ka postuar një foto që na ka bërë të gjithëve të dyshojmë.

Ai shfaqet në foto me një vajzë marokene të cilës i kushton fjalë të ëmbla dhe të bukura. “Vajzat marokene krijojnë ylbere…Lamar…zëri dhe personaliteti yt më bëjnë të ndihem mirë” -ka shkruar ai në diçiturën e fotos.