Celebrities Showbiz

Mos vallë kjo është unaza e fejesës së Kristen Stewart?!

Ylli i sagës “Twilight”, aktorja e njohur Kristen Stewart është fejuar me të dashurën e saj Dylan Meyer, pasi kjo e fundit i ka propozuar për martesë. 31-vjeçarja konfirmoi se do të lidhë kurorë me skenaristen ndërsa promovonte filmin e saj të ri “Spencer” në shfaqjen e Howard Stern. Aktorja është shprehur se:

Do të martohemi. Padyshim që do ta bëjmë këtë. Doja të më propozonin, kështu që mendoj se kam gdhendur në mënyrë të qartë atë që doja dhe ajo e gjeti atë. Ne po martohemi, po ndodh.

Kjo i bëri të gjithë shumë kureshtarë mbi unazën e fesjesës së aktores. Megjithatë, ajo që dihet është se shija e Stewart, nuk ka të bëjë aspak me gurët e çmuar. Edhe pse Kristen ende nuk e ka konfirmuar, të shumtë kanë qenë ata që kanë vënë re një unazë të veçantë në çdo dalje të saj të fundit.

Unaza e shfaqur, e larë në platin, përmban një pjesë të përparme të sheshtë dhe anët e prera në formë katrore. Kjo ka qenë e dukshme gjatë pjesës më të madhe të konferencave të saj për shtypin për filmin “Spencer”, në premierën e filmit në Londër muajin e kaluar, si dhe me daljen e saj të fundit publike në Los Angeles. Thuhet se kjo unazë i ka kushtuar të fejuarës së saj, Dylan Meyer, 2500 dollarë.

Çifti kanë qenë së bashku për më shumë se dy vjet. Kristen ka qënë e lidhur më përpara me Robert Pattinson, me të cilin luajti në serinë e filmave “Twilight”. Pas ndarjes nga aktori Stewart ka patur marrëdhënie vetëm me femra.

Rikujtojmë se, Stewart siç dihet ka luajtur rolin e Princeshës së Uellsit në filmin e vlerësuar nga kritika dhe ka shprehur se gjatë xhirimeve ka ndjerë sikur Diana po përpiqej të depërtonte tek ajo. Në një intervistë për “LA Times” pas shfaqjes së premierës së filmit “Spencer” në Amerikën e Veriut, në Telluride, Stewart tha se kishte përjetuar disa ndjenja drithëruese, shpirtërore duke xhiruar këtë film, i cili zhvillohet gjatë tre ditëve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur Diana po qëndronte në shtëpinë në Sandringham.