Celebrities Gossip Showbiz

Mozzik përfshihet në një aksident me motor në Brezovicë!

Asgjë për t’u shqetësuar! Mozzik së fundmi ndodhet në Brezovicë me disa nga miqtë e tij për pushime. Teksa ka publikuar një video ku shfaqet teksa bën xhiro me motor me një mikun e tij, pas pak minutash reperi i hitit “Madonna” ka treguar se motori i tyre u përplas. Fatmirësisht asnjë dëmtim nuk ka pësuar as Mozzik dhe as miku i tij.

Madje reperi e tregon këtë gjë tepër i entuziasmuar nga një ’emoji’ në video-n e postuar.

Urojmë që ky incident të mos ketë ardhur si shkak i pakujdesisë dhe shpejtësisë së tepruar!

Mozzik padyshim është një makineri hitesh dhe kjo thënë jo vetëm nga milionat e klikimeve që kanë këngët e tij, por është e pamundur mos ta dëgjosh reperin kudo. Ai është pjesë e tregut muzikor prej vitesh tanimë duke u renditur tek më të pëlqyerit dhe kjo vetëm falë punës së madhe të tij.

Rikujtojmë se, pak ditë më parë Mozzik publikoi dy fotografi krahasuese në një Instastory duke treguar ndryshimin që reperit i ka ndodhur në këto 8 vite. Ai ka vendosur një foto para ku shfaqet me një makinë të thjeshtë të realizuar në vitin 2013 dhe një tjetër të bërë së fundmi krahas një automjeti luksoz të tipit, Lamborghini.