Bota

Napoli, tentohet rrëmbimi i një anijeje turke nga emigrantë të armatosur/Ndërhyjnë specialet italiane, kapen autorët!

Një anije turke, Galata Seaways që lundronte drejt Francës u bë objekt i një përpjekjeje sekuestrimi nga 15 emigrantë të paligjshëm pranë ishullit Ischia, në Gjirin e Napolit në Itali. Disa emigrantë të armatosur me thika, tentuan të hynin për të rrëmbyer mjetin lundrues dhe marrë peng ekuipazhin. Por, ndërhyrja e forcave speciale të batalionit San Marco, me dy helikopterë, bëri të mundur pengimin e planit e solli normalizimin e situatës. Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto:

Pengmarrësit u kapën dhe gjithçka përfundoi mirë.  Anija u dërgua në Napoli. Rrëmbyesit janë emigrantë të paligjshëm që në bord u ngjitën duke përdorur thika. Pas ndërhyrjes së Marinës, me ushtarët e batalionit “San Marco”, disa u bllokuan dhe u arrestuan ndërsa të tjerë u identifikuan më vonë, pas një operacioni për pastrimin e anijes.

Crosetto iu tha mediave se “kur dëgjuan helikopterin, disa rrëmbyes u larguan e ndoshta më pas u përpoqën të iknin natën nga deti, por, u rrethuan”.

Ushtria duhej të merrte kontrollin e anijes, çka e bëri në një kohë shumë të shkurtër. Edhe forcat e armatosura shërbejnë në situata si këto.

Më 7 qershor, anija Galata Seaways u nis nga porti turk Topcular dhe sot planifikohej të mbërrinte në Francë. Në lartësinë e Gjirit të Napolit, nga shtrirja e trasesë së nga kantiere të specializuara, u pa një devijim i qartë nga rruga e parashikuar. Në bord u gjetën 15 emigrantë, 13 burra dhe dy gra. Të gjithë janë sirianë, afganë e irakenë.

Hetuesit po punojnë për të zbuluar se cili nga 15 emigrantët mori pjesë në rrëmbim. Hetimet janë të koordinuara nga prokurorja e Napolit, Enrica Parascandolo.

Bëhet fjalë për identifikimin e personave të përfshirë, përcaktimin e qëllimeve të tyre reale, ekzistencën e ndonjë lidhjeje me skajet terroriste. Më pas do të jetë e nevojshme të rindërtohet në detaje ajo që ka ndodhur, duke filluar nga vendi i rrëmbimit. Kjo do të përcaktojë juridiksionin territorial të hetuesve.