Lifestyle Tech

NASA na ofron pamjet mahnitëse të “Hënës Rozë”!

Së fundmi NASA ka publikuar një imazh mbresëlënës të hënës së plotë. Në pamjet e fundit të publikuara nga NASA në rrjetin social Instagram bëhet me dije se Hëna e plotë është fotografuar mbi horizontin e Tokës ndërsa Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës orbiton 263 milje (423 kilometra) mbi kufirin Washington-Oregon në Shtetet e Bashkuara veriperëndimore.

Hëna e plotë e këtij muaji njihet edhe si “hëna rozë”. “Hëna rozë” për këtë vit ishte e dukshme nga e premtja dhe do të qëndrojë e dukshme deri mëngjesin e ditës së sotme. Ndërkohë në kohët e vjetra, Hëna e Plotë e Prillit përkoi me lulëzimin e luleve, veçanërisht një lule të egër, vendase në Amerikën e Veriut lindore. Në të njëjtën kohë, ajo u quajt “myshk rozë”. Pra, tani është krijuar dhe kjo hënë e plotë e veçantë që quhet “rozë”.

“Hëna rozë” përkon edhe me shumë festa fetare, ku në kalendarin e Kishës, quhet “Hëna e Pashkëve”, pasi është hëna e plotë para Pashkëve. Për hindusët, kjo hënë shënon festën e një hyjnie, ndërsa është gjithashtu e rëndësishme për budistët që nderojnë vizitën e Budës në Sri Lanka, ku ai parandaloi një luftë duke zgjidhur një mosmarrëveshje midis udhëheqësve. Gjithashtu kujtojmë se Hënat e plota të radhës për këtë vit janë më 16 maj, 14 qershor, 13 korrik, 11 gusht, 10 shtator, 9 tetor, 8 nëntor dhe 7 dhjetor.