Showbiz

Ndahet në prag martese, John Cena është zemërthyer

Nuk kanë fund ndarjet në Hollywood dhe këtë herë është radha e kampionit të “World Wrestling”, John Cena.

Sportisti dhe aktori lajmëroi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram duke thënë se dëshiron që publiku të respektojë privatësinë e ish çiftit dhe se ndihet zemërthyer.

Ai dhe bukuroshja Nikki Bella kishin 6 vite lidhje, 1 vit fejesë dhe më 5 maj pritej të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë.

Burime pranë tyre kanë treguar për median rozë amerikane se ndarja erdhi për shkak se John Cena nuk ka dëshirë të ketë fëmijë. Kjo zgjedhje e tij i ka kushtuar humbjen e njeriut të zemrës dhe publiku e ka kritikuar për këtë vendim.

Tashmë ai është në një gjendje të keqe shpirtërore dhe kjo është fare e qartë nga postimet e tij të trishtueshme në rrjetet sociale.