Celebrities Gossip Showbiz

John Cena pjesë e kastit të filmit “Barbie”, nuk do ta besoni cili është roli i tij!

Nuk do t’u besoni syve kur të shihni transformimin e John Cena për filmin e shumëpritur të Barbie .
Mundësi profesionist 46-vjeçar luan një sirenë me flokë bjonde, e njohur ndryshe edhe si “Kenmaid” dhe pamja e tij i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Kampioni i mundjes foli për filmin në një videoklip të publikuar së fundmi nga prapaskenat e postuara nga  Warner Bros. Ai u pa i veshur si personazhi “Kenmaid” gjatë intervistës teksa mbante parukë bjonde.

Cena shpjegoi se ai ishte “i mahnitur nga koncepti” i filmit: Unë mendoj se do të jetë bukur tërheqës vizualisht.

Disa muaj më parë, Cena, i cili gjithashtu luan në filmin Fast X, zbuloi se si marrja e një roli në filmin e shumëpritur “Barbie” ishte një “aksident i lumtur”,.

“Unë mendoj se Barbie dhe Fast X ndajnë shumë paralele. Listat e e aktorëve janë të mahnitshme”, tha ai.

Barbie ka një kast yjesh që përfshin Ryan Gosling në rolin kryesor të Ken. Këngëtarja Dua Lipa gjithashtu do të luajë një sirenë dhe Dame Helen Mirren do të tregojë historinë.

Mezi presim ta shikojmë këtë film dhe të zhytemi në këtë botë magjike që ishte qendra e fëmijërisë sonë.