Showbiz

Ndahet nga jeta këngëtarja e hitit “It Must Have Been Love”

“Me dhembje të madhe na duhet të lajmërojmë se një nga artistet tona më të dashura dhe më të mëdha nuk është më” -shkruhet në deklaratën e menaxherit të Marie Fredriksson.

Këngëtarja suedeze e grupit Roxette ka ndërruar jetë në moshën 61-vjecare pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Artistja ndërroi jetë ditën e djeshme teksa gjendej në spital dhe ky lajm ka trishtuar fansat e saj në të gjithë botën.

Kujtojmë edhe një herë hitin “It Must Have Been Love”, nga Roxette.