Bota

Ndahet papritur nga jeta në moshën 30-vjeçare instruktori i njohur i fitnessit ‘Joesthetics’!

Instruktori i njohur në rrjet ‘Joesthetics’ ka ndërruar jetë papritur në moshën 30-vjeçare. I ndjeri ishte ankuar më herët nga një dhimbje e mistershme në qafë që më pas zbulua se ishte një aneurizëm nga bllokimi i arterieve të gjakut. Influencuesi gjerman emri i vërtetë i të cilit ishte Jo Lindner, u bë i famshëm me këshillat e stërvitjes për ndjekësit e tij, rrëfimet e jetës personale, dietën dhe stilin e jetesës.

E dashura e tij njoftoi në rrjetin Instagram se për fat të keq 30-vjeçari kishte ndërruar jetë. Ajo shkruante:

Ai dje ndërroi jetë nga aneurisma ..unë isha me të në dhomë .. ai më vari në qafë një varëse që kishte bërë për mua, dhe më pas ishte në krahët e mia kur gjithçka ndodhi shumë shpejt. Tre ditë më parë ai më thoshte se kishte një dhimbje në qafë … ne nuk kuptuam asgjë, … derisa ishte tepër vonë. Ai ishte i dashur, i ndershëm dhe besonte te të gjithë.