Showbiz

Ndërron jetë aktori indian me një karrierë 30-vjeçare në Hollywood

Irrfan Khan aktori i famshëm që e nisi karrierën në moshë të hershme në Bollywood por që më pas u bë i njohur ndërkombëtarisht, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.

Vetëm një muaj më parë ai u diagnostikua me një kancer të nivelit të lartë neuroendokrin dhe po trajtohej në repartin e kujdesit intensiv në Londër. Megjithatë ai ndërroi jetë për shkak të një infeksioni të zorrës së trashë në fillim të kësaj jave.

Khan kishte një karrierë 30-vjeçare si aktor dhe ka luajtur në filma si; “Jurassic World”, “The Lunchbox”, “Hindi Medium”, “Life of Pi” e shumë të tjera.