Showbiz

Ndërron jetë legjenda austriake e F1, Niki Lauda

3 herë fitues i kampionatit të Formula 1 Niki Lauda ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 70-vjeçare.

Lajmin e hidhur e bënë të ditur familjarët e tij të cilët treguan se ai ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij.

Në muajin gusht Lauda superoi me sukses një transplant të mushkrisë por tashmë e humbi luftën me sëmundjen e tij.

Legjenda austriake ka fituar plot 3 herë Formula 1, duke rrëmbyer podiumin 2 herë për Ferrarin në 1975 dhe 1977 po ashtu edhe me McLaren më 1984.

Për shumë ai do të mbahet mend për aksidentin fatal në garën e Gjermanisë në vitin 1976 ku makina e tij u përfshi nga flakët që thuajse i morën jetën.

Asokohe ai qëndroi me muaj në spital ku po trajtohej për djegie të rënda por për t’iu rikthyer akoma me më tepër pasion sportit të Formula 1.