Showbiz

Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare ylli i ‘Broadway’ për shkak të Covid-19

Ylli i teatrit gjigant ‘Broadway’, Nick Cordero u shua në moshën 41-vjeçare pasi kaloi 90 ditë në terapi intensive nga Covid-19.

Lajmin e hidhur e njoftoi bashkëshortja e tij Amanda Kloots zemërthyer me anë të një njoftimi në Instagram. Nick ndërroi jetën ditën e dielë në spitalin “Cedars-Sinai” në Los Angeles.

Cordero la pas gruan e tij si edhe djalin 1-vjeçar i quajtur Elvis.

Shfaqet më të përfolura të tij në ‘Broadway’ janë “Rock of Ages” dhe “Waitress”.