Showbiz

Aktorit kanadez i pritet këmba, Koronavirusi i shkaktoi infeksion

Bashkëshortja e aktorit të njohur kanadez, Nick Cordero ka njoftuar se 41-vjeçari ka humbur këmbën për shkak të Koronavirusit.

Nick prej 3 javësh është duke luftuar me këtë virus në repartin e terapisë intensive në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles. Pasoja e infeksionit të shkaktuar nga Covid-19 ishte mpiksje e gjakut në këmbën e majtë duke i provokuar probleme me qarkullimin e gjakut si dhe me tensionin.

Ndërhyrja e menjëherëshme për të parandaluar hemorragjinë fatkeqësisht nuk arriti ta përmirësojë gjendjen e tij duke detyruar mjekët që t’i presin këmbën.

Bashkëshortja e tij Amanda Kloots shtoi në postimin e saj në Instagram se kjo ndëryrje nuk i’a rrezikoi jetën, ai e përballoi me sukses operacionin edhe pse është dobësuar shumë fizikisht.

Nick Cordero ka luajtur në shfaqje të rëndësishme në Broadway dhe është nominuar për Tony Awards.