Aktualitet Sociale

Ndryshimet e tregut të punës, ja sa elastike është Shqipëria!

Indeksi Global i Rezistencës së Punës GLRI 2023 analizoi vendet e përgatitura për të ardhmen e punës. Krahas dobësive strukturore, raporti i renditi lidhur me aftësinë e tyre për të përthithur krizat, rimëkëmbjen e përafrimin e ekonomive me tendencat e ardhshme.

Sipas raportit, Shqipëria renditet e 68-ta mes 136 ekonomive të studiuara. Garën rajonale e fiton Serbia, e 50-ta në botë dhe ndër 20 ekonomitë e para në Europë sa i përket elasticitetit për përshtatje. Maqedonia e Veriut renditet e 60-ta, Mali i Zi i 62-ti. Ne lemë pas vetëm Bosnjën, e 76-ta.

Transformimi dixhital i tregjeve të punës do të vazhdojë të përshpejtojë dhe testojë elasticitetin. Qeveritë e politikëbërësit duhet t’i përgjigjen duke pajisur fuqinë punëtore me aftësitë e njohuritë e duhura e ta kthejnë këtë transformim në mundësi. Emigracioni është sfidë.

Indeksi është i pari i këtij lloji dhe u përpilua nga Whiteshield, firmë këshilluese për strategjinë globale e politikat publike.

Tranzicioni i gjelbër ofron një mundësi thelbësore për tregjet e punës dhe duhet të jetë në qendër të planeve të rritjes ekonomike. Dështimi për të harmonizuar tregjet e punës me këto tendenca zvogëlon elasticitetin, rrit dobësitë e rrezikon rritjen.

Raporti zbuloi se elasticiteti i tregut të punës është më i lartë në Europën Perëndimore dhe të Veriut. Dhjetë vendet më elastike janë ekonomitë e zhvilluara me kapacitetin institucional për të futur shpejt e në mënyrë efektive masat e politikave që parandaluan rezultatet e tregut të punës të ishin shumë më të këqija nga sa pritej.

Në Europë dhe Azi, vendet po bëhen më elastike, ndërsa elasticiteti në Amerikën e Veriut ka mbetur në vend, edhe pse i lartë. Por, kombet e tjera po ecin pas dhe vetëm ato me të ardhura të larta në të gjitha nivelet e të ardhurave, po shfaqin rritje të elasticitetit.

Ka një rimëkëmbje të pabarabartë në tregjet globale të punës, ku disa kryesisht të zhvilluara kthehen me shpejtësi në nivelet e punësimit para krizës. Të tjerët, kryesisht vendet në zhvillim, ende vuajnë nga deficite relativisht të mëdha e të vazhdueshme të punësimit.

Këto rezultate asimetrike të tregut të punës pjesërisht mund t’i atribuohen masave të ndryshme të mbështetjes shëndetësore dhe ekonomike nga qeveritë. Pjesa tjetër i atribuohet faktorëve strukturorë që kanë lehtësuar ose penguar rikuperimin.

Gjetjet kryesore

-E para në indeks u rendit Danimarka, e ndjekur nga Zvicra, Gjermania, Holanda, Singapori e Suedia.

-India e 65-ta. Të gjitha vendet e tjera në Azinë Jugore u renditën nën 80. Pakistani siguroi vendin e 97-të.

Rezistenca po ngec

Më shumë se një e treta e vendeve po përballen me vështirësi në elasticitetin e punës pas COVID-it. Shtetet e Bashkuara kanë aftësitë më të larta përshtatëse ndaj çdo lloj ndryshimi të tregut.

Pozicionet rajonale

Amerika e Veriut siguroi renditjen e parë në botë, me radhë e ndjekur nga Europa, Azia Lindore, Paqësori, Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme e Amerika e Veriut. Më pas vijnë Amerika Latine e Karaibet, Azia Jugore dhe Afrika Sub-Sahariane./Monitor