Showbiz

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Jonida Vokshi pret me padurim të mbajë vogëlushen në krahë

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi ka nisur numërimin mbrapsht pasi gjendet në muajin e fundit të shtatzënisë.

Edhe pse pak kohë i ka mbetur nga fundi i pritjes së ëmbël, bukuroshja pret me padurim të njohë dhe të mbajë në krahë vogëlushen e saj.

“Sa herë bëj selfie këto ditë, mendoj që është e fundit e shtatzënisë dhe tjetra do jetë me vogëlushen. Nuk po më durohet më të të njoh, vdiqa” -shkroi ajo në diçiturën e fotove të postuara në Instagram.