Celebrities Gossip Music Showbiz

“Ne duhet të hedhim të kaluarën tonë…”/Megan Thee Stallion së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor!

Artistja e njohur Megan Thee Stallion së fundmi nëpërmjet një video të postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ka zbuluar pak nga projekti i saj më i ri muzikor që do të vijë së shpejti. Reperja ndau një video të shkurtër me fokus buzët e saj ndërkohë që thotë:

Ashtu si një gjarpër hedh lëkurën e tij, ne duhet të hedhim të kaluarën tonë. 

Klipi vijon me një pamje të këngëtares me sy që ngjasojnë me ato të gjarprit. Vështrimi i fshehtë më pas përfundoi me dy rrjeshta që lexonin “Një histori nga Megan Thee Stallion” dhe “Me regji nga Douglas Bernardt”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megan Thee Stallion (@theestallion)

Postimi mbante mbishkrimin “ACT ONE”, gjë që bëri që ndjekësit dhe fansat të komentonin menjëherë dhe të jepnin mendimin e tyre. Postimi i fundit i Megan pason edhe situatën e krijuar së fundmi nga Megan Thee Stallion që arriti t’i jepte zgjidhje mosmarrëveshjes ligjore me ish-Label 1501 Certified Entertainment. Shtëpia diskografike njoftoi në mediat sociale se këngëtarja dhe labeli “kanë arritur reciprokisht një marrëveshje konfidenciale për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre ligjore”. PEOPLE konfirmuan se çështja u zgjidh në favor të Meganit.