Celebrities Gossip Showbiz

Në “garë” me Arjan Konomin? Blendi Fevziu: “E lakmoj stilin e tij të udhëtimit…”

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel mbrëmjen e kaluar ka qenë gazetari i njohur, Blendi Fevziu. Ai ka treguar më shumë detaje në lidhje me profesionin, karrierën dhe suksesin e tij në fushën mediatike dhe jo vetëm.

Blendi Fevziu i ftuar në “Më lër të flas” në Top Channel, tha se Arjan Konomi mund të ketë bërë më shumë udhëtime se ai. Teksa shquhet për udhëtimet e shumta që ka bërë në të gjithë botën, Fevziu tha gjithashtu se ai pëlqen që të vizitojë zonat historike të vendeve që shkon.

Donaldi: Një person që e ka namin të madh për udhëtime është Arjan Konomi.

Blendi: Po, ka udhëtuar Arjan Konomi.

Donaldi: Ne e kemi pas sezonin që ka kaluar dhe ka thënë që ka udhëtuar më shumë se Blendi, Bledi është shumë sipërfaqëor në udhëtimet e veta.

Mundet. Ai rri më gjatë. Ka dy modele se si mund të udhëtosh. Mund të udhëtosh dhe të rrish shumë gjatë, që të njohësh dhe jetën e atij vendi, të rrish një muaj ose dy muaj. Ose është modeli që t’i shkon e studion shumë mirë përpara vendin, unë zakonisht marr guidat më të mira të vendeve, për të parë në mënyrë intensive atë që do ti shohësh një vendi. Varet nga këndvështrimi që ke. Ka njerëz që dalin jashtë për ‘shopping’, ka të tjerë që duan të rrinë në çadër. Unë shkoj kryesisht në pjesët historike dhe e kam parasysh dhe përpara se çfarë do shoh. Varet çfarë sheh.

Për më tepër ai u shpreh se tek Arjan Konomi lakmon stilin e tij të udhëtimit, pasi ka mundësi të qëndrojë gjatë, në udhëtimet që bën.

Varet ça sheh, Arjani ka një stil tjetër udhëtimi që unë e lakmoj. Unë nuk mund ta bëj sepse kam 4 herë në muaj emision unë s’mund të rri një muaj në një vend plus kam impenjime, familjen dhe çdo gjë. Ai udhëtim që bën Arjani është jashtëzakonisht interesant.