Celebrities Gossip Showbiz

Në krah të të atit, vajza e Sabianit ‘sulmon’ Einxhelin: “Po përmbahem mos të them diçka më tepër!”

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një moment shumë emocionues ka qenë edhe takimi i Sabianit me vajzën e tij, Keisi Medini, e cila nuk është një figurë e panjohur për publikun. Ajo ka publikuar edhe një këngë të sajën dhe ka jo pak po afro 30 mijë ndjekës. Gjithsesi, Keisi, sërish mbetet vajza e babit, të cilin e suporton në çdo moment dhe sidomos tani gjatë eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”.

Mirëpo, kur i ati ka debate, padiskutim që çdo ‘armik’ i tij brena shtëpisë është edhe i saj. E së fundmi, Sabiani duket se nuk po shkon mirë me Einxhelin dhe teksa ka publikuar një foto të kësaj të fundit, krahas ka shkruar:

O Sabiano i ke bërë fantazmat me fol me vete… ah sa po përmbahem mos të them diçka më tepër.

Teksa jemi shumë pranë fillimit të spektaklit të sotëm, duket se ende pa nisur kemi shumë surpriza. Mbrëmjen e sotme do të ndodhë një situatë që nuk e kemi parë në asnjë edicion tjetër. Donald Veshaj, një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni do të zëvëndësohet nga vëllai i tij Romeo. Këtë e ka bërë me dije vetë produksioni pak më parë dhe ne jemi sy e veshë për të parë se çfarë do të ndodhë sonte.

A do ta kuptojnë banorët e tjerë këtë ‘kurth’?