Showbiz

Nën pranga 45-vjeçari që përndiqte Era Istrefin prej javësh

Së fundmi mësohet nga mediat kosovare se ylli i muzikës Era Istrefi, prej javësh përndiqej nga një fans i fiksuar i cili është 45-vjeç. Rreth 6-të ditë më parë personi, identiteti i të cilit nuk është zbuluar e ka ndjekur artisten deri në lagjen “Marigona Residence”. Më pas është larguar pa lënë gjurmë.

Autoritetet përkatëse kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë individin ditën e djeshme ndërkohë lajmi mori dhenë në median rozë. Ende nuk ka detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje madje as Era Istrefi nuk ka reaguar për të zbuluar më shumë apo për të qetësuar fansat.

Kujtojmë se Era është shpërngulur në Angli prej pak ditësh ku duket se do të nisë një kapitull të ri në jetën e saj personale dhe profesionale.