Health & Beauty Lifestyle

Nëse bëni këto gjëra, po ju themi se keni një inteligjencë më të lartë se mesataren!

Njerëzit me inteligjencë mbi mesatare, kanë disa karakteristika të përbashkëta. Nuk ka të bëjë me notat e larta në shkollë, apo sukseset e mëdha profesionale. Ja cilat janë këto shenja dalluese:

Njerëzit më të zgjuar janë kuriozë dhe të hapur ndaj përvojave të reja.

Kurioziteti intelektual që na shtyn të mësojmë për kulturat e reja, të thellojmë tema dhe të zbulojmë gjëra të largëta nga ne, është një tregues i mirë i inteligjencës.

Midis karakteristikave të tjera, ata kanë gjithashtu vetëkontroll të mirë.

Kjo nuk është një veçori e vogël, pasi ata që e kanë këtë cilësi nuk janë subjekt i kënaqësive të menjëhershme dhe dinë ta shtyjnë atë.

Këto njerëz janë më argëtues, kanë një sens të mirë humori, dhe mësojnë nga gabimet e tyre.