Film & Tv

Nëse jeni fansa të vikingëve, duhet të prisni deri në Prill 2022. “The Northman” duket i jashtëzakonshëm!

Kanë kaluar dy vjet që nga filmi i fundit krejtësisht i veçantë i regjisorit Robert Eggers: “The Lighthouse”. Tani, në prill të vitit 2022, Focus Features do të publikojë “The Northman”, epikun e dhunshëm të vikingëve të Eggers me Alexander Skarsgard, Nicole Kidman, Ethan Hawke, Anya Taylor-Joy e Willem Dafoe.

Përshkrimi zyrtar i Focus e quan filmin një triller epik hakmarrjeje, që eksploron se sa larg do të shkojë një princ viking, për të kërkuar drejtësi për babain e tij të vrarë.

Xhirimet në Irlandën e Veriut u ndalën për disa muaj në mars 2020, për të rifilluar sërish në gusht.

Eggers e shkroi skenarin me poetin dhe romancierin islandez, Sjón.

Aktori Ralph Ineson foli gjatë në një intervistë në fillim të këtij viti për transformimin fizik të Skarsgard:

“Alexander Skarsgård duket si një bishë absolute. Ka një skenë ku shkërmoq një njeri me dhëmbë, u bërtet perëndive dhe e ka hequr këmishën dhe duket si një bodybuilder në sheshxhirim. Mendoj se do të jetë kryevepër, të jem i sinqertë”, u shpreh Ineson

Taylor-Joy gjithashtu u shpreh:

“Të kesh mundësinë për të krijuar sërish art me Eggers është e mrekullueshme. Jam shumë krenare që jam pjesë e këtij projekti. Unë mendoj se ne do t’i prezantojmë botës diçka që vërtet nuk e ka parë më herët. Thjesht ndihem kaq e përulur që jam pjesë e këtij projekti”, thotë Anya Taylor-Joy.

Filmi pritet të shfaqet në kinematë botërore me 22 prill!