Celebrities Gossip Showbiz

“E pashë në arkivol dhe nisa të qeshja…”/Nicole Kidman tregon reagimin e çuditshëm gjatë funeralit të të atit!

Aktorja e njohur Nicole Kidman ka pasur një reagim të çuditshëm gjatë funeralit të babait të saj, i cili u nda nga jeta në shtator të vitit 2014 teksa ishte në Singapor. Një intervistë për revistën Elle, Nicole shprehet se ishte aq e shkatërruar dhe e pikëlluar nga vdekja e babait të saj sa nuk mundi t’i kontrollonte emocionet e saj kur shkoi në funeralin e tij.

Fjalë për fjalë fillova të qesh sepse isha shumë e mërzitur dhe e dërrmuar. Sapo e pashë në arkivol, qeshja me nerva. Trupi dhe shpirti im nuk e përballuan dot situatën. Edhe në periudha të tjera të jetës sime jo të mira kam qeshur dhe është konsideruar si e papërshtatshme. Më duhej diçka që të më mbante në jetë, përndryshe më dukej sikur do të vdisja. Është shumë dhimbje. Jam me fat që kam një punë ku mund të eksploroj emocione dhe peisazhe, të çuditshme, të pazakonta, të bukura dhe të thella. Unë jam e përkushtuar për të eksploruar jetën. Të gjithë humbasin prindërit e tyre dhe është e tmerrshme. Më vjen keq që shkatërroj gjithçka, por në të njëjtën kohë po përpiqem të lundroj në diçka.

Ndërkaq, fillimet e karrierës së Nicole Kidman në industrinë e Hollivudit nuk kanë qenë aspak të lehta. Aktorja australiane në një intervistë për ‘The Radio Times’ së fundmi ka rrëfyer se ka marrë shumë kritika dhe është tallur shumë përgjatë viteve. Madje, disa parashikuan se për shkak të gjatësisë së saj 1.80 cm ajo nuk do të kishte sukses në botën kinematografike.

Më thanë: ‘Nuk do të bësh karrierë, je shumë e gjatë’.

Është e qartë se ata e kishin gabim, pasi Nicole Kidman është një nga figurat më të njohura në Hollywood. Aktorja fitoi një Oscar për aktoren më të mirë në vitin 2003 për rolin e saj në “The Hours” dhe grumbulloi pesë nominime të tjera gjatë karrierës së saj.