Celebrities Gossip Showbiz

Nëse ju ka munguar, Enca paralajmëron rikthimin në muzikë!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Ka kaluar shumë kohë që kur Enca ka publikuar një projekt muzikor dhe duket se ka nisur nga puna jo vetëm për një këngë të re, por disa. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja me anë të një postimi, ku ka ndarë me ndjekësit një Instastory ku shkruan:

Ditë të mira po vijnë për ata që presin hite

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza e më e fundit ishte padyshim një e tillë. Vetëm pak ditë më parë, artistja ka ndarë me ndjekësiit dy Instastory, në njërën prej tyre shkruante: “Kam rënë në dashuri me shokun tim të ngushtë” dhe në tjetrën shfaqej vetë ajo në det e mbështetur te një djalë. Mos ndoshta Enca na zbuloi të dashurin e saj?

Artistja njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë shumë bujë, duke trazuar rrjetin e një ndër to ka qenë dhe kur ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë mama.