Ne gjithmonë shohim të famshëm në ngjarje të ndryshme të veshur me tendencat e fundit të modës, me flokë të përsosur dhe grim perfekt. Por kjo nuk do të thotë se ato duken kështu jashtë tapetit të kuq. Në jetën e tyre të përditshme, shumë të famshëm veshin ‘hoodies’, pantallona sportive, atlete dhe duken po njësoj si çdo njeri i zakonshëm.
Në u bëmë kuriozë se si duken këta të famshëm dhe çfarë veshin ata në jetën e tyre të përditshme kur “dritat e vëmendjes” nuk drejtohen tek ata.
Njihuni me disa prej tyre:
Cara Delevingne
Katy Perry
Anne Hathaway
Rooney Mara
Katie Holmes
Tyra Banks
Claire Danes
Eva Longoria
Sharon Stone
Cameron Diaz
Julia Roberts
Zendaya
Rachel Weisz
Uma Thurman
Amy Adams
Rikujtojmë, se ky ka qenë një nga vitet që në tapetin e kuq, në festivalin e filmit në Kanë ka bërë më shumë bujë. Premierat e filmave të ndryshëm kanë bërë të mundur ‘trafikun’ e veshjeve në ‘pasarelë’, ikonave të modës dhe personazheve më në zë të momentit. Padyshim ky vit ka qenë i modeles Bella Hadid përsa i përket veshjeve të stilistëve të ndryshëm me të cilët ajo ka vendosur të parakalojë në tapetin e kuq.
Jo një, por dy veshje ishin ato të cilat u shkrepën nga mijëra paparacë dhe u adhuruan nga mijëra ndjekës në rrjete sociale. Fustani në daljen e saj të parë ishte i dizajnerit Jean Paul Gaultier, por detaji që beri diferencen ishte fakti që ky fustan ishte një nga fustanet e arkivit të vetë stilistit.
Por mes gjithë atyre personazheve që shkëlqyen, ishte edhe aktorja Andie MacDowell që arriti të fitonte vëmendjen me flokët e saj super natyral, të thinjur. Së fundmi, në tapetin e kuq këtë edicion ka parakaluar edhe Georgina Rodriguez, partnerja e superyllit të futbollit, Cristiano Ronaldo-s.