Celebrities

Nesër do të bëhet nami! Dua Lipës i bashkohet legjenda e muzikës botërore në koncertin virtual!

Ditën e nesërme do të mbahet koncerti virtual i këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipës. Nuk kemi dyshim që pop-ylli do të bëjë namin. Artistja me famë botërore ka paralajmëruar për shumë surpriza dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka bërë me dije se “STUDIO 2054” do i bashkohet edhe Elton John.

Ne mezi po presim ta ndjekim. Po ju?

Autorja e hitit “Don’t start now” ka shprehur gjithnjë vlerësimet për legjendën e muzikës botërore dhe ka performuar edhe herë të tjera krah tij. Ndërkohë, javën që lamë pas Dua zbuloi se pjesë e koncertit do jetë edhe Miley Cyrus. Dy artistet sollën pak ditë më parë bashkëpunimin e tyre me titullin “Prisoner”. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Miley-t.

Rikujtojmë, se Dua nuk lënë rast pa na bërë të ndihemi të gjithëve krenarë. Ajo së bashku me Beyonce dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet “Grammy 2021”. Dua është nominuar 6 herë për kategoritë: “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia, “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për ‘Dont’start now’, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.