Live From Tirana Music

Nga artist në ‘magazinier’ ja profesioni i Mr. Elvis…

Sot në programin “Live From Tirana”, në një lidhje telefonike, ishte i ftuar këngëtari i hitit të njohur “Për femrat shqiptare”, i realizuar në vitin 2004, Mr Elvis.

Dihet se të gjithë jemi pak kureshtar të dimë se çfarë ka ndodhur me jetën e Mr Elvis prej kaq vitesh pauze nga intervistat mediatike. Këngëtari thotë se aktualisht punon në një magazinë të hapur së bashku me disa shokë të tij, por kurrsesi nuk i është larguar muzikës. Për më shumë ai është shprehur në mikrofonin e “Top Albania Albania Radio-s” se:

Tani i kemi këmbët në një këpucë, jemi familjarë. Prandaj dukem më rrallë në muzikë, vetëm kur mblidhemi në studio me Stinen. E kam një këngë të vjetër të viteve ’50, që dua ta risjell…

I pyetur nga moderatoret rreth mendimit të tij për repin e ditëve të sotshme, Mr Elvis thekson:

Repi në kohën tonë ka qenë realist në krahasim me sot. Ne kemi thënë gjëra konkrete, ndërsa këta shtiren. Janë të gjithë një ‘fotokopje’!

Ne dikur merrnim muzikë nga të tjerët, sepse nuk kishim mundësi.  Ndërsa tani ke mundësi të bësh muzikë, por çfarë mesazhi përcjellin?! Mesazhet që japin të rinjtë sot janë zero.