Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 16-vjeçari humb jetën gjatë ndeshjes së basketbollit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ku ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Nga raportimet e para bëhet me dije se adoleshenti ka humbur jetën pasi ka parë një ndeshje basketball-i të shokëve të tij. Pas lojës adoleshentët janë mbledhur për të festuar, por 16-vjeçari ka rënë pa ndjenja në tokë.

Paraprakisht dyshohet se adoleshenti ka pësuar arrest kardiak. Prej një viti ai nuk luante basketball.

Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar.