Showbiz

Nicole Scherzinger: “Nuk është kurrë vonë për të zbuluar pasione të reja”

Së fundmi ajo është shndërruar në frymëzim për shumë të rinj pasi gjithmonë e sfidon veten për të provuar gjëra të reja.

Pasi na zbuloi stërvitjen e saj të veçantë për një trup perfekt, tani Nicole Scherzinger po na nxit që të provojmë gjëra të reja.

Nëpërmjet disa video-ve të postuara në Insta Story, këngëtarja na shfaqi pasionin e saj më të ri, ‘surfing’. 41-vjeçarja e provoi këtë sport për herë të parë dhe duket se ka gjetur hobin e saj më të ri.

“Kjo është hera e parë mbi dërrasën e surf-it. Nuk është kurrë vonë për të provuar diçka të re. Mos u dorëzo dhe besoni në vetvete” ,-këshilloi ajo.