Bota

Përfundon takimi 45-minutësh Rama-Blinken në Departamentin Amerikan të Shtetit

Ashtu sic ishte lajmëruar kur Kryeministri Rama u nis drejt SHBA, sot ai zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Departamentin e Shtetit.

Takimi Rama-Blinken zgjati rreth 45 minuta dhe mësohet se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka falënderuar Shqipërinë për pritjen e rreth 2 mijë afganëve të cilët u evakuuan nga SHBA gjatë tërheqjes nga Afaganistani.

Blinken: “Kam kënaqësinë t’ju mirëpres në Departamentin e Shtetit zoti Rama. Duke na dhënë mundësinë që të flasim për punën  që SHBA dhe Shqipëria po bëjnë së bashku në disa drejtime. Ne do ulemi pranë njëri tjetrit në Kombet e Bashkuara. Ne jemi mirënjohës për punën që po bëjmë atje, së bashku. Por ajo që dua t’ju them është se ne fillim të verës, ju ishit i pari që pranuat refugjatët afgan të evakuuar. Ajo që ke bërë është një nderim i madh, tregon bujarinë e Shqipërisë. Që ka hapur dyert për rreth dy mijë afganë. Jam mirënjohës për këtë por edhe për punën që po bëjmë për lidhjet e ngushta përmes NATO-s, Edhe në OKB ku kemi shumë çështje sfiduese.”

Rama: Është një nder të jem këtu edhe kënaqësi që u shohim në fillim të vitit që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve tona. E vlerësojmë si më të shtrenjtën këtë miqësi dhe jemi krenar që e jemi aleatët tuaj. Do bëjmë çmos për të ruajtur këtë miqësi të veçantë.

Me heret Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në pritjen e organizuar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e OKB-së, u shpreh se anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit shënon një tjetër gur themelor në rrugën drejt transformimit në përmbushjen e aspiratave si komb.

Gjithashtu ai u shpreh se Shqipëria ishte një bunker në terr, dhe se u zvarrit nën një nga regjimet komuniste më shtypëse në Europë, duke e bërë vendin, Korenë e Veriut të Europës, ndërsa shtoi: “Diktatura u shkërmoq falë thirrjes së njerëzve drejt asaj çka për natyrën njerëzore është një nevojë e brendshme: lirisë, barazisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.