Showbiz

Një fans i zjarrtë tremb Beyonce dhe Jay Z gjatë koncertit

Beyonce dhe Jay Z u pritën nga një fans ‘i çmendur’ gjatë koncertit të tyre në Atlanta.

Hapja e turneut të tyre “OTR II” nuk ishte aq madhështore saç pritej pasi një fans i zjarrtë i tyre u ngjit me dhunë në skenë dhe vrapoi drejt dyshes me vrull.

Para se të arrinte tek çifti personi është marrë me forcë nga rojet e ambjentit dhe është shoqëruar jashtë koncertit. Fotot dhe video e këtij momenti menjëherë janë bërë virale duke qarkulluar në media.

Fatmirësisht koncerti nuk u ndërpre por Jay Z dhe Beyonce vijuan menjëherë me performancat e tyre duke e injoruar tërësisht këtë moment.