Showbiz

Një lajm i keq për fansat e “Spice Girls”

Ribashkimi i grupit të famshëm “Spice Girls” po shndërrohet në një makth të vërtetë për fansat e tyre, pasi krahas mbledhjeve private dhe fotove, ato nuk po ofrojnë asgjë më shumë.

Lajmi më i keq është se vajzat nuk do të nisin asnjë turne muzikor, të paktën jo këtë vit, pasi Victoria Beckham është shumë e ngarkuar me punët dhe familjen e saj.

Anëtarja e grupit, Mel C e njohur me emrin artistik Sporty Spice, ka konfirmuar në një intervistë të shkurtër për “The Sun” këtë lajm të trishtë.

Ajo ka theksuar se Victoria Beckham prej vitesh i është shmangur një ribashkimi të grupit, kjo pasi nuk dëshiron t’i rikthehet muzikës e gjithashtu për faktin se nuk shkon mirë me anëtaren tjetër Geri Horner.

Sipas Mel C, Geri dhe Victoria gjithmonë kanë pasur konflikte në lidhje me projektet muzikore dhe organizimin e koncerteve. Ato nuk e durojnë dot njëra-tjetrën dhe Victoria nuk e ka të lehtë të punojë në një atmosferë negative.

Sa i përket projekteve muzikore në lidhje me ribashkimin e “Spice Girls”, vajzat ende nuk e dinë se çfarë do t’i ofrojnë publikut, ndërkohë që fansat e tyre të zjarrë po marrin flakë nga irritimi i një pritjeje kaq të gjatë.