Showbiz

Një propozim për martesë nga Instagram-i për modelen shqiptare

Duke qenë se ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale sidomos në Instagram, nuk mund t’i shmanget komenteve dhe mesazheve të shumta që i vijnë në llogarinë e saj, megjithatë kjo e fundit ka qenë e tepërt.

Emina Cunmulaj modelja e famshme shqiptare e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara së bashku me bashkëshortin e saj dhe vajzën e vogël Ella Faria, është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Këto gjëra duket se nuk e nuk e kanë ndaluar një fans të çmendur t’i bëjë një propozim për martesë madje ishte kaq i dëshpëruar saqë po i lutej. Mesazhin qesharak Emina e ka postuar në historinë e saj të Instagram-it që të gjithë të mund ta shohin.