Showbiz

Një tjetër akuzë për përdhunim për Harvey Weinstein

Vazhdon akoma të jetë e nxehtë çështja e Harvey Weinstein. Së fundmi producenti famëkeq është akuzuar sërish për përdhunim nga ish-modelja e famshme Jane Doe.

Ajo ka ngritur një akuzë duke e çuar edhe një herë në gjykatë Weinstein pasi pretendon se është ngacmuar nga producenti në moshën 16-vjeçare e më pas është përdhunuar në apartamentin e tij në Manhatan.

Kjo i shtohet listës së madhe të akuzave kundrejt 66-vjeçarit i cili për disa është shpallur i pafajshëm ndërsa për disa të tjera vazhdon të jetë nën hetim.