Showbiz

Një tjetër Vanessa i rrëmbën zemrën Zac Efron dhe kjo e fundit nuk është aktore por kamariere

Pasi aktori i suksesshëm dhe super joshës Zac Efron u fotografua me një vajzë të dyshimtë, të gjithë ju futën kërkimeve të hollësishme për të zbuluar se cila është ajo. Sigurisht që fansat dhe media rozë kanë zbuluar shumë detaje.

Vanessa Valladares quhet e dashura e re e aktorit hollivudian, një bukuroshe 25-vjeçare e cila aspiron të bëhet modele e njohur.

Si janë njohur?! Në kafenenë ku Vanessa punon. Vajza në fjalë ishte duke pastruar tavolinën në lokalin “Byron Bay” ku punonte gjatë muajit korrik dhe Zac ju afrua dhe e ftoi në një takim.

Duket se 30-vjeçari u tërhoq nga thjeshtësia e Vanessës dhe dyshja menjëherë patën një shkëndijë. Pas takimeve të para ata u nisën edhe në pushime ku Zac fluturoi në një linjë të zakonshme të klasit të fundit.

Flitet se ai dhe Vanessa janë gati të bashkëjetojnë ndërkohë që kjo e fundit ka hequr dorë nga puna e saj si kamariere. Mesa duket bukuroshja po përjeton ëndrrën e çdo vajze, gjithçka ka ndodhur si nëpër filma.