Film & Tv

“No Time to Die” thyen rekorde, miliona dollarë për filmin më emocional 007!

No Time to Die, filmi i fundit i agjentit James Bond me aktorin Daniel Craig, ka marrë vlerësime tejet pozitive nga kritikët përpara shfaqjes së tij këtë javë.

Filmi nisi paraprakisht shfaqjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe disa shtete të mëdha, ndërsa premiera e filmit në Shqipëri nga rrjeti i kinemave Cineplexx,  do të mbahet me datën 7 tetor.

No Time to Die ka thyer rekordet në shfaqjen e tij në Britani, duke tejkaluar fundjavën e parë të shfaqjes të të gjithë filmave tjerë të “franchise” dhe në total ka arkëtuar 119 milionë nga 54 shtete në total.

Në vlerësimet rreth filmit, është përmendur aksioni fantastik në film, fuqizimi i aktoreve femra në film si dhe po cilësohet si filmi më emocional nga seria e filmave të agjentit James Bond.

Filmi No Time to Die, është filmi i fundit nga seria e filmave të agjentit 007 ku në rolin e Bond shfaqet aktori Daniel Craig. Filmi flet për agjentin 007 i cili ka braktisur shërbimin aktiv. Paqja e tij është megjithatë jetëshkurtër, kur Felix Leiter, një mik i vjetër nga CIA paraqitet duke kërkuar ndihmë, duke dërguar agjentin Bond kështu, në kërkim të një antagonisti misterioz i pajisur me një armë të rrezikshme teknologjike.

Filmi vjen nën regjinë e Cary Joy Fukunaga ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët e njohur si Daniel Craig, Naomie Harris, Lea Seydoux, Rami Malek etj.