Showbiz

Nuk do ta njihni! Bella Hadid me flokë të kuqe

Modelja e njohur është duke shijuar sezonin dimëror në New York, në lagjen e saj të mrekullueshme të mbuluar nga dëbora.

Bëhet fjalë për bukuroshen Bella Hadid, e cila ka postuar disa foto në Instagram me një paruke të kuqe. 24 -vjeçarja dukej shumë ndryshe nga se jemi mësuar ta shikojmë zakonisht. Gjithashtu ajo duket tepër provokuese duke shijuar borën.

https://www.instagram.com/p/CJTr1-RB54g/?utm_source=ig_web_copy_link

Pas thashethemeve se ajo mund të ishte në një lidhje dashurie me nipin e Jack Nicholson, Duke, 21 vjeç, burime të afërta kanë konfirmuar se Bella është beqare.