Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, vijnë me një stil shumë personal interviste në “Ku ke humbur?”. I ftuar sot në një intervistë me Jonida Aliçkolli, ishte Agon Nimani, i njohur ndryshe Ice Boy.
Një artist shumë i dashur për publikun, me disa prej këngëve hit akoma edhe sot, Nimani u shpreh për jetën artistike, largimin nga muzika, familjen e shumë të tjera. Por si është jeta e Agon Nimanit përtej karrierës, arritjeve profesionale dhe botës mediatike?
Unë kam dy djem. Me dy fëmijë është pak e vështirë të ndjekësh karrierën. Unë kam përkrahjen e bashkëshortes. Mundohem të jem aty për ta. Djali ka shumë talent, i pëlqen të vizatojë. Unë po e fus në fushën e robotikës. Sa mund të gjej kohë, jam aty për t’i përkrahur.
E teksa u shpreh për bashkëshorten e tij, Nimani kujton një situatë kur ajo e surprizoi duke kënduar hit-in e tij.
Ajo ka filluar të këndoj këngën time, deri në atë ditë nuk e dija që më njihte edhe si artist. Kënga “Një puthje” nuk ka pasur suksesin që ka në Shqipëri, edhe në Kosovë.