Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk është Luizi shtatzanë…”, a i ka uruar Efi Dhedhes çiftin Ejlli që do të bëhen prindër?

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.

E ftuar në premierën e filmit “5 Herë Jo” Efi nuk mund t’i shpëtonte intervistave aq më tepër pyetjeve pikante të Ronaldo Sharkës e nuk mund të mungonte as një pyetje rreth Luizit dhe Kiarës.

Ronaldo: Thuhet që dot vijnë edhe Luizi dhe Kiara do i urosh për vajzën?

Efi: I kam uruar, Kiarën

Ronaldo: Po Luizin?

Efi: Jo nuk është Luizi shtatzanë

Ronaldo: Po dhe ai ka kontribuar

Efi: Shumë i vogël kontributi

Ashtu si konkurrentët edhe juria e “DWTS” ka marrë shumë vëmendjen. E ftuar në premierën e filmit “5 Herë JO” Lori Bala është marrë në intervistë nga Ronaldo Sharka, i cili nuk mund të mos i drejtonte një pyetje edhe për “BBV3”.