Showbiz

Nuk ka dhurata Krishtlindjeje për fëmijët e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, dyshja zbulojnë arsyen

Muaj më parë gjatë një interviste Ashton Kutcher dhe Mila Kunis zbuluan se janë prindër vërtetë të rreptë duke rrëfyer se për fëmijët e tyre nuk do të ketë asnjë trashëgimi. Paratë e tyre ata do të duhen t’i fitojnë vetë.

Së fundmi dyshja e famshme e aktorëve kanë treguar se për Krishtlindje fëmijët e tyre nuk do të marrin asnjë dhuratë. Sipas Milës, ata janë shumë të vegjël dhe nuk e dinë se çfarë duan për këtë arsye është e kotë që t’i blejnë dhurata djalit dhe vajzës.

Ajo gjithashtu shtoi se të gjitha dhuratat e blerë nga të afërmit e tyre do të shkojnë për bamirësi. Kjo është tradita më e re në familjen e tyre.