Aktualitet

Asnjë viktimë, rritje e lehtë e rasteve ditore!

31 raste të reja infeksioni me COVID janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërsa fatmirësisht, kjo e premte ka shënuar një tjetër ditë pas asnjë viktimë nga ky virus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      31

Të shëruar në 24 orë     9

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2377

Testime totale             871,199

Raste pozitive             132,828

Raste të shëruara       130,118

Raste Aktive                       254

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              99

Vlorë                25

Elbasan            24

Durrës              23

Kukës                21

Lezhë               16

Shkodër           14

Fier                   14

Berat               11

Korçë                6

Gjirokastër        1