Nuk ka qetësi për Heidin dhe Romeon, vazhdojnë diskutimet: “Ne duhet të ishim bërë copa për njëri-tjetrin…”

Pas diskutimeve edhe në spektaklin e mbrëmjes së kaluar mesa duket nuk ka qetësi për Heidin dhe Romeon teksa edhe sot kanë vijuar të sqarohen mes njëri-tjetrit. Debati është fokusuar sërish te distanca e tyre që nisi që pas debatit te sfida e butonit.

Heidi: Ti i hedh të gjitha poshtë shumë kollaj, nuk e kuptoj nëse ti nuk i kupton apo nuk do t’i kuptosh. 

Romeo: Jo, jo e di ku është problemi…

Heidi: Jo, jo ky është problemi, sikur nuk i kupton apo nuk do. Sepse tani të mi hedhësh të gjitha poshtë kështu…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Biseda e tyre ka vazhduar më tej:

Romeo: Ne duhet të ishim bërë copa për njëri-tjetrin, këtu tek këta hienat. Copa. Kur njëri të ecte para tjetri të ecte mbrapa t’i ruante krahët.

Heidi: Unë ashtu kam qenë. Ti nuk e di, nuk e ke vënë re asnjëherë. Si të duash. Unë nuk kam mënyrë direkte siç e ke ti. Nuk jam aq direkte, jam më ndryshe, jam më e qetë, jam më ndryshe.