Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk më bën dot për budallaqe”/ Roza përplaset me Julin: Ke frikë nga argumentet e mia!

Roza dhe Juli kanë debatuar gjatë mbrëmjes së sotme, pasi është diskutuar raporti mes tyre. Roza ka vijuar akuzat se Juli e ka bllokuar në lojë teksa shtoi se nuk e bën dot njeri për budallaqe. Nga ana tjetër, Juli shprehet se ai nuk e ka bllokuar por Roza po e bën gjithçka për të arritur finalen.

Juli: Situata është shumë e thjeshtë, jemi 20 ditë larg finales dhe Roza po bën atë që më ka thënë.

Roza: Do e kisha bërë më parë po të ishte kështu.

Juli: Të lutem më lër të mbaroj.

Roza: Për budallaqe nuk më bën dot.

Juli: Unë jam akuzuar nga ajo se e kam bllokuar të thotë atë që do, nuk e di nëse është bllokim kur unë i them nuk dua të flas, vazhdo debatin vetë. Unë i them që sa rri e komenton me mua, shko thuaja përballë.

Roza: Ti shkove e komentove vetë.

Juli: Të lutem më lër të mbaroj, nëse ke frikë nga komentet e mia… Atë që po më akuzon mua po e bën vetë, ose ka frikë nga argumentet e mia. Mos ndërhy, Roza po bën një lojë duke u kthyer kundër njeriut me të cilin kam ndarë shumë mendime, unë nuk e kam bllokuar asnjëherë, i kam thënë unë nuk dua ta komentoj, ti vazhdo por unë nuk kam dashur ta komentoj.