Celebrities Gossip Showbiz

Nxorri në ankand disa artikuj, çudia që i ndodh Melania Trump!

Ish-zonja e parë Melania Trump është një nga ‘viktimat’ e rënies së kriptomonedhës. Gruaja e ish-presidentit amerikan Donald Trump nxori në ankand kapelën e bardhë që mbante kur priti presidentin francez Macron në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018, së bashku me dy artikuj të tjerë, por ofertat u pranuan vetëm në një monedhë digjitale të quajtur SOL.

Kapelja, e krijuar nga stilisti personal i Trump, Herve Pierre, u bë për t’u përshtatur me kostumin e bardhë të koleksionit Michael Kors që ajo kishte veshur për këtë rast. Mark Updegrove, president dhe CEO i Fondacionit LBJ tha se:

Ndërsa është e drejta e saj për ta bërë këtë, nuk është në përputhje me atë që kanë bërë ish-zonjat e tjera të para.

Ndërkaq, kur filloi ankandi, ekuivalenti fillestar ishte rreth 250,000 dollarë, por për shkak të luhatjeve të kriptomonedhës në mbylljen e ofertave, më e larta ishte rreth 170,000 dollarë. Sipas faqes së internetit të ankandit, një pjesë e të ardhurave ka për qëllim t’u sigurojë fëmijëve në kujdestari akses në programet arsimore të fokusuara në informatikë dhe teknologji.

Ajo nuk është më Zonja e Parë e Amerikës, por Melania Trump mbetet një personazh që vazhdon të ngjallë kuriozitet, të cilin për ta shuar sadopak ka menduar Stephanie Grisham. Ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë dhe e vetë Melania-s, ka nxjerrë në treg librin me titullin provokues: “I’ll Take Your Questions Now”.

Në pjesë të librit të publikuara paraprakisht, Grisham rrëfen se nga jashtë, Melania të krijonte përshtypjen e njeriut të ftohtë, por në fakt, interesohej për gjithçka që kishte të bënte me imazhin e saj publik. Me detaje lexonte të gjithë artikujt që flisnin për të, aq sa kishte një alert në Google për ta informuar në kohë reale me çdo përmbajtje ku citohej.