Showbiz

Offset i penduar, kërkon dëshpërimisht kthimin me Cardi B

Javën e kaluar Cardi B lajmëroi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram se do niste procesin e divorcit me bashkëshortin e saj prej 1 viti, Offset.

Edhe pse nuk ishin të qarta arsyet e ndarjes së tyre duket se për disa momente gjithçka ishte thjeshtë një lojë nga ana e dyshes pasi përflitej se në të vërtetë ata nuk ishin ndarë por e gjitha ishte vetëm për vëmendje.

Reperi i famshëm Offset kërkon dëshpërimisht rikthimin me yllin e “I Like It” dhe këtë gjë e ka shfaqur edhe nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Shkoni të gjithë në dreq, mua më mungon Cardi” ,-shkroi ai duke shpresuar që reperja të rikthehet sërish në krahët e tij.