Celebrities Gossip Showbiz

Olsa Muhameti flet për takimin e Kejsit dhe Kristit në “Kepin e VIP-ave”!

Olsa Muhameti ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nisë sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe se xhirrimet tashmë kanë përfunduar.

E ftuar në “Ftesë në 5” ishte Olsa Muhameti, autorja e “Kepit të Vipave” që do të nisë transmetimin nga kjo e diel në ekranin e Top Channel. Përmes disa planeve ekskluzive shihej Kristi me një valixhe në dorë teksa bëhej gati të vizitonte personazhet e Kepit. Ky është ballafaqimi i parë publik mes tij dhe Kejsit pas përfundimit të lidhjes së tyre në “Big Brother Vip” e për këtëOlsa shprehet:

Kristi ishte i ftuar i produksionit për të dhënë disa përfundime, por aty u bë një lëmsh. U nervozova në një moment, sepse mua më vjen keq se i dua gocat dhe u ndjeva shumë keq kur pio shihja që po xhirohej një skenë e tillë. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, se s’ po dua të nxjerr më shumë detaje se çfarë ka ndodhur te Kepi. Por prisnim të vinte e të jepte disa përfundime, por u bë një rrëmujë aty. Kjo ndodh në episodin e dytë dhe në fillim të episodit të tretë…

https://www.youtube.com/watch?v=54nZvqElUOI&t=1s