Celebrities Gossip Showbiz

Oriola Marashi i del në krah Trixa-s: “Do të kalojë edhe kjo!”

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa tanimë janë deklaruar që janë për njëri- tjetrin me fjalët dhe veprimet e tyre.

Kjo marrëdhënie ka marrë shumë komente si nga personazhë të ndryshëm jashtë shtëpisë, ashtu edhe nga banorë brenda. Mirëpo, duket se Trixa është ndjerë shumë e frustruar nga gjithë këto kritika dhe ka shpërthyer në lot. Këtë moment e ka filmuar mikesha e saj e ngushtë Oriola Marashi, e cila i doli në krah. Me anë të një postimi në Instastory, modelja seksi tregoi mbështetje për këngëtaren:

Të dua zemër T. Do të kalojë edhe kjo

Lidhur me këtë ka folur dhe i vëllai i Trixa-s, Albani para disa ditësh në “Pardon My French”, ekskluzivisht për TAR. Këngëtari u shpreh:

Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente…

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.