Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati mbështet publikisht bashkëpunimin e Xhensilës dhe Majk!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas projektit të saj më të fundit, ‘Yjet’ në bashkëpunim me Klajdi Harunin, këngë e cila u prezantua në finalen e madhe të edicionit të dytë të ‘BBV’, artistja ka sjellë një tjetër duet.

Bëhet fjalë për Majk dhe kjo nuk është hera e parë që Xhensila zgjedh të ‘bashkojë forcat’ me repera. ‘T’i fala’ quhet bashkëpunimi i dyshes që sapo është publikuar dhe mbështetjen e parë publike e kanë marrë nga mikesha e tyre, Ronela Hajati. Artistja teksa ka ripostuar një pjesë nga videoklipi i këngës së tyre, krahas ka shkruar:

E dashuroj këtë dyshe! 

Së fundmi Xhensila ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe gjatë festës së organizuar pati spekulime për një shtatzani të mundshme të saj, për shkak të barkut të rrumbullakosur që dukej nga fotot dhe video-t e bëra. Një reagim erdhi me anë të një Instastory të publikuar disa ditë më parë ku në formë ironie për portalet u shpreh: “Pu pu, filluan prapë”. E më pas artistja me anë të një video ku shfaqej në palestër me trupin më në formë se kurrë duket se zgjodhi t’i vendosë ‘pikat mbi i’ gjithë lajmeve.