Showbiz

Ozzy Osbourne njofton se vuan nga një sëmundje e rëndë

Ai njihet si babai i muzikës metal i cili ka lançuar hit pas hiti gjatë karrierës së tij.

Bëhet fjalë për Ozzy Osbourne i cili së fundmi ka zbuluar për publikun se vuan nga sëmundja e Parkinsonit. Këtë ai e ka bërë të ditur gjatë një interivste për “Good Morning America” së bashku me gruan e tij.

71-vjeçari rrëfeu se viti 2019-të ishte një vit mjaft i vështirë sa i përket shëndetit të tij jo vetëm prej kësaj sëmundjeje por edhe mbi operacionet në boshtin kurrizor dhe qafë.

Bashkëshortja e tij Sharon tha se sëmundja e Parkinsonit është në fazën e dytë dhe nuk përbën rrezik për jetën e artistit.