Bota Botë e Çuditshme Health & Beauty

Pacienti me Parkinson arrin të ecë pas një implanti të veçantë të vendosur në tru!

Një burrë me Parkinson në fazë të avancuar mundet të ecë sërish me ndihmën e një implanti të veçantë që stimulon nervat në shtyllën e tij kurrizore. Marc Gauthier, 63 vjeç nga Franca është personi i parë që provon pajisjen për të cilën thotë se i ka dhënë një mundësi të dytë në jetë. Tashmë ai mund të përshkojë kilometra, ndërsa më parë duhej të qëndronte në shtëpi dhe rrëzohej disa herë në ditë. Përpara implantit, hedhja e hapave apo hipja në ashensor paraqisnin probleme për Marc.

Të hipësh në një ashensor tingëllon e thjeshtë. Për mua ishte e pamundur më parë. Tani nuk e kam problem. E ndez stimuluesin në mëngjes dhe e fik në darkë. Kjo më ndihmon të eci më mirë dhe të stabilizohem. Tani nuk kam më frikë as nga shkallët. Çdo të diel, shkoj te liqeni dhe përshkoj rreth 6 km. Është e pabesueshme.

Ai e përshkruan si “shpuese” ndjesinë që i jep pajisja kur është e ndezur, por nuk bezdiset prej saj. Stimuluesi vendoset në pjesën lumbare të shpinës kurrizore prej së cilës dërgon mesazhe te muskujt e këmbëve. Marc mundet ta kontrollojë sepse është truri ai që e udhëzon, por implanti prodhon sinjale elektrike për një rezultat më të mirë.

Ai ka një gjenerator të vogël impulsesh që ka një burim energjie dhe ndodhet poshtë lëkurës, në pjesën abdominale. Pas ndërhyrjes për vendosjen e pajisjen, Marc kaloi disa javë në rehabilitim për ta programuar duke përdorur sensorët në këmbët dhe këpucët e tij. Trajtimi nuk është një kurë sepse Parkinsoni është sëmundje që përkeqësohet.

Truri i personave që vuajnë prej tij nuk ka mjaftueshëm dopaminë sepse disa prej qelizave nervore që e prodhojnë nuk funksionojnë më.  Ndërkaq, Tai chi mund të ndihmojë në ngadalësimin e simptomave të sëmundjes së Parkinsonit për disa vite, sugjeron një studim kinez. Ata që praktikonin artin marcial dy herë në javë kishin më pak komplikime dhe cilësi më të mirë të jetës sesa ata që nuk e praktikonin.