Celebrities Gossip Showbiz

Pak ditë pas fejesës, martohen Lukas Gage dhe Chris Appleton!

Së fundmi, aktori i njohur Lukas Gage dhe parukieri Chris Appleton u fejuan fshehurazi. Thashethemet për romancën e çiftit qarkulluan me muaj përpara se Appleton të konfirmonte lidhjen e tyre gjatë një paraqitjeje në ‘The Drew Barrymore Show’. Ndërkaq bëhet e ditur se dyshja e njohur janë martuar fundjavën e kaluar në Las Vegas.   Chris është 12 vjet më i madh se ylli amerikan Lukas.

Page Six raportoi se Lukas dhe Chris u martuan para vetëm gjashtë të ftuarve në Little White Chapel pasi aplikuan për një licencë martese në Clark County. Dy nga të ftuarit e tjerë ishin dy fëmijët e Appleton, djali 19-vjeçar Billy dhe vajza 17-vjeçare Kitty të cilët i ndan me Katie Katon, përpara se të dilte si homoseksual në moshën 26-vjeçare.

Gage dhe Appleton kanë qenë në lidhje që nga shkurti kur ata ndanë foto nga pushimet nga St.Regis Punta Mita Resort në Meksikë. Sa i përket karrierës profesionale, Gage do të jetë i ftuar në dy episode të sezonit të tretë me 10 episode të komedisë së Chris Kelly dhe Sarah Schneider, “The Other Two”, e cila do të shfaqet premierë më 4 maj në HBO Max. Ndërkohë, Chris i cili fitoi çmimin “Hair Artist of the Year” ka një listë klientësh që përfshin Kim Kardashian, prezantuesen Drew Barrymore, Jennifer Lopez dhe këngëtaren Dua Lipa.